AA
as fitore 2-0 ndaj Sllovenisë në Lubjanë, Kosova ka siguruar matematikisht Play-offin për Kupën e Botës 2026, një sukses historik edhe për ta.
Megjithatë, ëndrra për një kualifikim direkt në Botëror mbetet aty për Dardanët, ndryshe nga kuqezinjtë që nuk kanë asnjë shpresë për vendin e pare. Në ndeshjen e fundit të eliminatoreve, Kosova pret Zvicrën në “Fadil Vokrri”.
Për t’u kualifikuar direkt, Dardanët duhet të fitojnë me një diferencë prej së paku 6 golash, një detyrë jashtëzakonisht e vështirë duke pasur parasysh formën e Zvicrës, e cila deri tani ka regjistruar 4 fitore dhe 1 barazim dhe nuk ka humbur asnjë takim.
Tjetër mbrëmje historike për shqiptarët, Kosova mund Slloveninë dhe i bashkohet Shqipërisë në play off-in e Botërorit
Edhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, e përmendi këtë fakt pas ndeshjes, duke theksuar rezultatin që i duhet Kosovës.
Trajneri Franco Foda dhe ekipi janë të përqendruar te ndeshja e fundit, duke kërkuar një rezultat të mirë. Kosova tashmë ka shkruar histori duke siguruar play-offin, dhe çdo gjë tjetër, përfshirë një kualifikim direkt në Botëror, do të ishte përtej ëndrrës…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se “nuk ka plot Aleanca”. “Nuk ka
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Debat në SHENJA”, krahasoi rezultatet e zgjedhjeve të 2024-ës me ato
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se ende nuk ka vendosur nëse do