Ndryshim total, 15 lojtarët largohen nga “Stemford Brixhi” këtë verë
Çellsi po përgatitet për një revolucion në skuadër këtë verë, me synimin e tyre për të shitur deri në 15 lojtarë në një marrëveshje që mund të riformësojë plotësisht ekipin e “Stemford Brixhit”. Ndër emrat që mund të largohen nga klubi janë disa fytyra të njohura dhe të tjera që nuk kanë arritur të vendosen në ekipin titullar.
Mark Kukurelja, Tiago Silva, Trevoh Çallobah, Malang Sarr, Konor Gallager, Karney Çukvuemeka, Noni Madueke, Rahim Sterling, Kepa Arrizabalaga, Ian Matsen, Luis Hall, Hakim Zijeç, Romelu Lukaku, David Datro Fofana dhe Armando Broja, janë lojtarët që mund të të jetë në listën e largimit të Çellsi.
Lëvizja vjen në një kohë kur klubi londinez ka investuar shumë në tregun e transferimeve, me lëvizje të dukshme si blerjet e Enzo Fernandez dhe Moises Kaisedo. Këto lëvizje kanë rritur fuqinë blerëse të klubit, edhe nën drejtimin e ri të miliarderit amerikan Tod Boehli.