Ndryshon situata, tani Zirkzee nuk largohet nga Man. Junajtedi!
Sulmuesi holandez, Xhoshua Zirkzee nuk po kalon një sezon të mirë me Man. Juanjtedin. Zirkzee, në ndeshjen ndaj Njukasëllin u zëvëndësua nga trajneri Ruben Amorim pas vetëm 33 minutash, ku shihej duke qarë.
Zirkzee, u lidh me një rikthim në “Serie A”, me Juventusin dhe Napolin të interesuara për të. Mirëpo Zirkzee, nuk mendon të largohet nga “Djajtë e Kuq”, ku sipas “Daily Mail”, holandezi dëshiron të luftojë për vendin e tij në formacionin bazë dhe se fokusi i tij është vetëm ajo.
Zirkzee, këtë sezon ka shënuar vetëm 4 gola në 27 paraqitje në të gjitha garat./IndeksOnline/