
Ndryshon situata, WADA kërkon deri në 2 vite pezullim për numrin 1 në botë për doping
WADA (Agjendia Ndërkombëtare Antidoping) ka folur për rastin “Clostebol”, një substancë ndaj së cilës tenisti italian Janik Siner ka rezultuar pozitiv në mars 2024.
Numri 1 në botë u mbrojt duke shpjeguar se pozitiviteti ishte për shkak të kontaminimit nga fizioterapisti i tij gjatë një masazhi. Më 26 shtator, WADA, apeloi verdiktin e gjykatës së caktuar nga Itia (organizata përgjegjëse për ruajtjen e integritetit të tenisit profesionist), e cila e konsideroi Sinner të pafajshëm. Tashmë çështja ka kaluar në “CAS” të Lozanës, e cila ka vendosur që ankesa do të dëgjohet me dyer të mbyllura më 16 dhe 17 prill.
“Ne besojmë se gjetja e “pa faj ose neglizhencë” nuk ishte e saktë sipas rregullave aktuale dhe po kërkon një periudhë pezullimi nga një deri në dy vjet. WADA nuk po kërkon anulimin e ndonjë rezultati, përveç atyre të vendosura tashmë në shkallën e parë,“ tha mes tjerash zëdhënësi i WADA-s, Xhejms Ficxheralld.
Ai shtoi se si kodi botëror antidoping po rishikohet vazhdimisht. Sipas tij, ishin atletët ata që kërkuan sanksione më të rënda ndaj shkelësve dhe periudha e pezullimit u zgjat nga dy në katër vjet. Një çështje shumë e ndjeshme, siç është ai ndaj Sinerit, është menaxhimi i substancave me doza të ulëta, të papërfillshme.