
Në Arabi nis turneu me më të mirët në botë, 6 tenistë në garë për 6 milionë dollar
Më 16 tetor, në Riad të Arabisë Saudite, nis turneu “shou” i tenisit i titulluar “Six Kings Slam”. Në aktivitetin e pare do të luajnë vetëm 6 tenistë për meshkuj, më të mirët në botë dhe që nuk jepen pikë në renditjen e përgjithshme. Gjithsesi, ai u ofron pjesëmarrësve një shfaqje unike në botë dhe mbi të gjitha një premio të jashtëzakonshme. Fituesi do të arkëtojë 6 milionë dollarë, ndërkohë që vetëm për të marrë pjesë, gjashtë pjesëmarrësit kanë siguruar tashmë 1,5 milionë dollarë secili.
Sipas organizatorëve, ajo që ka rëndësi është të argëtohen tifozët e tenisit, duke pasur në dispozicion një buxhet milioner që garanton spektaklin.
Rregullat janë shkruar nga organizatorët të cilët kanë vendosur që Novak Gjokoviç dhe Rafael Nadal, të konsideruar ndër talentet më të mirë të dy dekadave të fundit, të kualifikohen direkt në gjysmëfinale.
Dy gjysmëfinalistët e tjerë do të dalin nga dy ndeshje eliminatore. Ata që do të duhet të djersiten në këto eliminatore janë :Janik Siner, që do të sfidojë Daniil Medvedev dhe Karlos Alkaraz, që do të përballet me Holger Rune. Fituesi i sfidës Sinner/Medvedev do të luajë ndaj Gjokoviçit dhe ai i sfidës Alkaraz-Rune do të përballet me Rafael Nadallin.
Eliminatore
D.Medvedev-J.Sinner
C.Alkaraz-H.Rune
Gjysmëfinale
N.Djokovic-Medvedev/Sinner
R.Nadal-Alkaraz/Rune