Në ditën e fundit të merkatos, Çellsi ofron një sulmues Arsenalit?!
Anësori i Çellsit, Rahim Sterling, i është ofruar sot Arsenalit, pak orë para se të mbyllet merkato e verës. Lajmin e konfirmon “Sky Sports”, që shton se kjo mund të jetë mundësia e vetme për sulmuesin anglez për të luajtur këtë sezon. Trajneri Enzo Mareska ia ka bërë të qartë Sterling se nuk ka vend te Çelsi dhe se nuk do të marrë asnjë minutë, ndaj i është thënë të gjejë një ekip të ri. Duke parë nevojën e “Topçinjve” për një sulmues skuadra e Chelsea ia ka ofruar 29-vjeçarin ekipit rival.
E ardhmja e afërt e anglezit do të varet nga mënyra se si zhvillohen bisedat sot. Familja e Sterling ndodhet në Londër dhe ai dëshiron të luajë rregullisht në Premier Ligë. Ai gjithashtu dëshiron të rifitojë vendin e tij në kombëtaren e Anglisë.
Sterling ka punuar edhe më parë me Mikel Arteta, te Man. Siti dhe ka një marrëdhënie shumë të mirë me të. Arsenal është një klub model që sfidon titujt dhe është në Ligën e Kampionëve.
Sterling ka tre vjet të mbetura në kontratën e tij me Çellsi kështu që ai nuk është nën presion për të lëvizur. Ndërkohë, fokusi i Arsenalit në orët e fundit është të përforcojë portën dhe jo sulmin por i kanë sytë hapur.