Në fundjavë eventi “UFC-312”, Plesis mbron titullin ndaj Striklandit
Në Sidnej të Australisë do të zhvillohet këtë fundjavë eventi “UFC-312” në artet marciale mikse. Një event i rëndësishëm, teksa përfshin edhe dy duele për titullin kampion bote, një për meshkuj dhe një për femra.
Dricus du Plessis i Afrikës së Jugut (22 fitore e 2 humbje në kafaz) do të mbrojë titullin kampion bote në peshën e mesme. Ai do të përballet me amerikanin Sean Strickland (29 fitore e 6 humbje në kafaz). Për Strickland do të jetë një revansh, pasi do të kërkojë titullin e humbur në janar të 2024-ës, kur u mund nga du Plessis me vendim shumice. Një përballje që parashikohet mjaft e fortë dhe ekuilibruar, ashtu si dhe e para.
Në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg), kampionia në fuqi, kinezja Weili Zhang (25 fiore e 3 humbje) do të mbrojë titullin ndaj amerikanes Tatiana Suarez (10 fitore e asnjë humbje). Zhang nuk humbet prej me shumë se 3 vitesh.
UFC-312, duelet kryesore
Dricus du Plessis – Sean Strickland
Weili Zhang – Tatiana Suarez
Justin Tafa – Tallison Teixeira
Jimmy Crute – Rodolfo Bellato
Jake Matthews – Francisco Prado