AA
Në katër komuna – Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë sot votimi nuk do të zhvillohet.
Arsyeja është jehona e pamjaftueshme e votuesve në raundin e parë, prandaj do të zhvillohet një procedurë e re zgjedhore brenda 60 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve lokale 2025.
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), në këto komuna nuk është arritur pjesëmarrja ligjore prej të paktën një të tretës (33.33%) e votuesve të regjistruar – kusht që zgjedhjet të konsiderohen të suksesshme. Në Gostivar, pjesëmarrja ishte 33.31%, në Vrapçisht – 25.18%, në Mavrovë dhe Rostushë – 30.31% dhe në Qendër Zhupë – 21.49%.
Konform nenit 132 paragrafi (2) të Kodit zgjedhor, në raste të tilla e gjithë procedura zgjedhore përsëritet dhe zgjedhjet e përsëritura mbahen brenda 60 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare, pa u kërkuar përsëri pragu prej një të tretës, siç parashikohet në nenin 132-a.
Ndërkohë, sot po zhvillohet votimi në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ku po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune.
Në rrethin e parë, kanë përfunduar zgjedhjet në 44 komuna.
Një shtetas i Austrisë është ndaluar në pikën kufitare Tabanoc, pasi gjatë kontrollit të kamperit të tij policia ka gjetur
Në sallën e gjykatës në “Idrizovë” pranë Gjykatës themelore penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls”
Trafiku ajror në Maqedoni po përjeton një rritje të ndjeshme dhe, sipas Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski, rezultatet