Në Itali është punë e kryer, kush është mbrojtësi që do të vishet bardhezi
Negociatat mes Juventusit dhe Fejnordit për David Hankon tani duket se janë një hap larg përfundimit. Siç raporton Alfredo Pedula, bardhezinjtë janë afër arritjes së marrëveshjes për mbrojtësin sllovak të lindur në vitin 1997, me operacionin që mund të përcaktohet tashmë në ditët e para të merkatos dimërore në janar.
Fejnord, fillimisht ngurrues për të hequr dorë nga një nga shtyllat e tyre mbrojtëse, tani vlerëson pozitivisht përfshirjen e Fakundo Gonzalezit në marrëveshje, një mbrojtës premtues uruguaian aktualisht në huazim te klubi i Roterdamit. Hanko, i cili ka treguar shkathtësi të madhe duke mbuluar rolin e qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit të majtë, konsiderohet si përforcimi ideal nga Tiago Mota për t’i dhënë më shumë soliditet dhe cilësi repartit difensiv të Juventusit, i cili po lufton me probleme të shumta fizike mes titullarëve.
Për Hankon flitet për një kontratë deri në vitin 2029, me një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon. Operacioni do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm për Juventusin, i cili synon të forcohet në kuadër të pjesës së dytë të sezonit dhe të përgatitet për sfidat vendimtare në kampionat dhe në Europë. Sipas mediave italiane, tashmë mungon vetëm zyrtarizimi që Hanko të quhet një lojtar i Juventusit. Ai pritet të përdoret nga Mota në dy role në mbrojtje, ashtu siç vetë trajneri i ka qejf lojtarët.