Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Vesa Luma ka disa fjalë të rëndësishme
AA
Muaji tetor në të gjithë botën shënon Muajin e Ndërgjegjësimit kundër Kancerit të Gjirit.
Kjo për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.
Në lidhje me këtë një postim e ka bërë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma.
Ajo përmes një shkrimi të ndarë në InstaStory ka përcjellë një mesazh për të gjithë gratë.
“Një përqafim virtual për të gjitha shoqet, nënat dhe vajzat e prekura nga kanceri i gjirit”, nis shkrimi.
Tutje, artistja shtoi: “Forca dhe guximi juaj është dritë për të gjithë”.
Në Kosovë në ndërkohë për tetë muaj janë shënuar rreth 300 raste të reja me kancerin e gjirit.

Ambasada e ShBA-së: Mezi presim të punojmë me
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet
Kurti: Nga bllokada në Kuvend humbin mjetet nga
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bllokada në Kuvend ka pamundësuar miratimin e disa ligjeve të nevojshme për
Akademikë dhe shoqëria civile i kërkojnë Qelajt: Dërgojeni
Një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, komunitetit akademik dhe organizatave për të drejtat e njeriut i kanë kërkuar Avokatit të