Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Në Maqedoni votohet në katër komuna, kutitë e votimit janë hapur në kohë
Maqedoni

Në Maqedoni votohet në katër komuna, kutitë e votimit janë hapur në kohë

January 11, 2026

AA

Sot në Maqedoninë e Veriut votohet në katër komuna. Votimi ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit dhe përfundon në orën 19:00. Votuesit në vendvotime do të identifikohen me dokumente personale të vlefshme – letërnjoftim ose pasaportë, dhe identiteti i tyre do të konfirmohet gjithashtu me pajisje identifikimi biometrike, raporton SHENJA.

Në Gostivar, të drejtë vote kanë 82.870 qytetarë, nga të cilët 78.185 votues janë banorë të përhershëm të komunës, ndërsa 4.604 votues janë të regjistruar në Listën e veçantë të votuesve për personat që jetojnë jashtë vendit. Në  Listën zgjedhore për Mavrovë Rostushë janë regjistruar 10.575 persona, nga të cilët 9.622 janë të regjistruar në Listën e veçantë zgjedhore për banorët e Komunës, 951 jashtë vendit. Në Vrapçisht, 27.279 qytetarë janë të regjistruar me të drejtë vote, 26.318 në Listën e veçantë zgjedhore për banorët e Komunës dhe 950 në LZ-në e veçantë për votuesit që jetojnë jashtë vendit. Numri i votuesve në Qendër Zhupë të regjistruar në Listën zgjedhore është 7.562 persona, nga të cilët 6.305 në komunë dhe 1.257 persona janë të regjistruar në LZ-në e veçantë për votuesit jashtë vendit.

Sipas neneve 132, 132a dhe 133 të Kodit Zgjedhor, për zgjedhjet e përsëritura nuk kërkohet pjesëmarrje prej një të tretës së votuesve, por për të zgjedhur kryetar komune, më shumë se gjysma e votuesve që kanë dalë duhet të votojnë për njërin nga kandidatët, përfshirë Qendrën Zhupë ku ka vetëm një kandidat.

Kandidatët për kryetar komune të Gostivarit janë dy kandidatë. Në Vrapçishtë poashtu dy. Në Qendër Zhupë, ka vetëm një kandidat. Në Mavrovë dhe Rostushë, ka dy kandidatë.

Zgjedhjet për kryetar komune në këto katër komuna po përsëriten sepse nuk dolën mjaftueshëm qytetarë për të votuar në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në këto komuna, në raundin e parë më 19 tetor të vitit të kaluar, nuk u arrit pjesëmarrja ligjore prej të paktën një të tretës (33.33 përqind) të votuesve të regjistruar, gjë që është kusht që zgjedhjet të konsiderohen të suksesshme.

Në Gostivar, pjesëmarrja ishte 33.31 përqind, në Vrapçishtë – 25.18 përqind, në Mavrovë dhe Rostushë – 30.31 përqind dhe në Qendër Zhupë – 21.49 përqind.

Këto janë zgjedhjet e fundit për këtë përbërje të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Mandati i tyre përfundon më 15 janar, pra deri në zgjedhjen e një përbërjeje të re të Komisionit.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev

November 25, 2026
Kosovë

Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga

November 25, 2026
Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe në gjuhën

November 25, 2026
Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani:

November 25, 2026
Maqedoni

Shkaku emigrimit Maqedonia ka “humbur” 5.431 nxënës filloristë !?

November 25, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5255
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15651
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike,

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe

Një tjetër mundësi për përdorimin e gjuhës shqipe në fushën profesionale dhe institucionale është bërë realitet në Maqedoninë e Veriut.

Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit në Manastit edhe pas aktiviteteve që shënuan 22

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.