
Në mes të thashethemeve për divorc, Jennifer Lopez uron Ben Affleck
AA
Jennifer Lopez ka uruar heronjtë e jetës së saj.
Këngëtarja postoi në InstaStory dedikime për bashkëshortin Ben Affleck dhe babanë e saj, David Lopez me rastin e Ditës së Babait.
“Heroi ynë. Gëzuar Ditën e Babait”, shkroi ajo krah një fotoje bardhë e zi të aktorit në një avion, skenë e filmit “Pearl Harbor”.
Edhe për babanë e saj bëri diçka të ngjashme, sërish një foto bardhë e zi në një kamionçinë shoqëruar me shkrimin: “Gëzuar Ditën e Babait, babush”.
Urimi ndaj Affleck vjen në një periudhë paksa delikate për çiftin. Mediat e huaja kanë raportuar se martesa e tyre dyvjeçare po përjeton një krizë dhe është drejt divorcit. Jennifer dhe Ben po jetojnë në shtëpi të ndara. JLo anuloi turneun duke u shprehur se ka nevojë të kalojë kohë me “fëmijët, familjen dhe miqtë e afërt”./tvklan.al
Shqipëria hap katër kapituj të tjerë të negociatave
Shqipëria me ftesë të Danimarkës, do të mbajë sot Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE. Shqipëria do të hapë këtë
Gjashtë muaj nga tragjedia në diskotekën “Puls” –
Sot bëhen saktë gjashtë muaj nga tragjedia në diskoteken “Puls” në Koçan, në të cilën humbën jetën 62 të rinj.
Një person ka djegur disa vetura në një
Herët në mëngjes, rreth orës 4, ka shpërthyer zjarr në një autoservis në lagjen Pintija në Shkup, përcjell TV21. Sipas