
Në muajin janar janë regjistruar 187 raste me Covid-19 në RMV
Në Maqedoninë e Veriut, gjatë janarit janë regjistruar 187 raste me COVID-19, njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 350.503 raste të konfirmuara me COVID-19, prej të cilëve 9.976 kanë humbur jetën.