Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Në natën tragjike, në diskotekën Puls ishin të pranishëm 31 fëmijë, ku 6 prej tyre e humbën jetën!
Maqedoni

Në natën tragjike, në diskotekën Puls ishin të pranishëm 31 fëmijë, ku 6 prej tyre e humbën jetën!

March 21, 2025

AA

650 të pranishëm, prej të cilëve 31 fëmijë – kanë qenë në natën e kobshme në diskotekën Puls në Koçan, transmeton TV21.

Siç bëhet e ditur nga aktakuza e Prokurorisë Publike të Koçanit, të cilën mund ta lexoni të plotë KËTU, nga zjarri që shpërtheu si pasojë e mjeteve piroteknike nga paraqitja skenike e grupit muzikor DNK, jetën e humbën 59 persona, prej të cilëve 6 kanë qenë fëmijë.

 

 

197 janë të lënduar, prej tyre 25 fëmijë.

Prania e numrit të madh të mysafirëve në këtë klub dhe përdorimi i mjeteve piroteknike, i ka bërë të dyshuar edhe anëtarët e kompanisë së sigurimit të klubit.

 

 

“Më 16.03.2025, njëri nga të dyshuarit, përgjegjës në klub, ka organizuar koncert me dakordim gojor – ngjarje pa marrëveshje formale të nënshkruar me grupin muzikor DNK dhe më pas bashkë me udhëheqësit e dyshuar dhe pjesëtarët e dyshuar të Agjencisë për sigurim, me vetëdije se kapaciteti dhe kushtet e objektit nuk e lejojnë, kanë mundësuar hyrjen e 650 vizitorëve, mes të cilëve ka pasur më së paku 31 fëmijë. Njëri nga të dyshuarit ka kryer blerjen e biletave pa bartur llogari për numrin dhe moshën e mysafirëve të cilët mund të marrin pjesë, në kundërshtim me Ligjin për veprimtari hotelerike, duke mundësuar hyrjen dhe praninë e personave të mitur në ngjarje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nga Prokuroria po ashtu bëjnë të ditur se personat përgjegjës të diskotekës të dyshuar dhe anëtarë të sigurimit, nuk e kanë penguar hyrjen e mjeteve shpërthyese, edhe pse për këtë aktivet nuk kanë pasur leje të detyrueshme.

 

 

Për vendosjen dhe shfrytëzimin e mjeteve piroteknike, është i dyshuar edhe një anëtar i grupit muzikor.

“Ekziston dyshimi se anëtarët e grupit rreth orës 02:32, si pjesë e shfaqjes skenike dhe efektit i kanë aktivizuar mjetet shpërthyese – fontanat piroteknike të cilat kanë gjuajtur shkëndija në drejtim të tavanit mbi skenë, prej ku menjëherë është djegur pjesa e tavanit të objektit dhe zjarri është shpërndarë në gjithë objektit.

“Sa i takon lëshimeve të sigurimit, të dyshuar janë pronari dhe udhëheqësi i kopanisë për sigurim nga Shkupi, personi i autorizuar nga filiali në Koçan, tre të punësuar dhe një person i cili nuk është i punësuar në kompani por ka kryer punë të aprovuara në atë kompani. Të gjithë ata kanë kryer sigurim fizik, pa vlerësim paraprak të sigurisë dhe plan për sigurim, pa vlerësuar kushtet për mbrojtje kundërzjarri dhe rrezik nga zjarri, si dhe kushtet të tjera të sigurisë veçanërisht në raport të rreziqeve dhe mundësive për evakuim. Gjatë mbrëmjes kritike, nuk kanë kontrolluar dhe kanë mundësuar hyrjen e fëmijëve në objekt, nuk janë kujdesur për tejmbushjen e kapacitetit të vizitorëve në objekt dhe nuk kanë penguar vendosjen dhe shfrytëzimin e mjeteve shpërthyese – mjeteve piroteknike me të cilat është shkaktuar zjarri dhe për shkak të së cilave ka nisur fatkeqësia në objekt”, thuhet më tej në njoftim./TV21

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev

November 25, 2026
Kosovë

Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga

November 25, 2026
Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe në gjuhën

November 25, 2026
Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani:

November 25, 2026
Maqedoni

Shkaku emigrimit Maqedonia ka “humbur” 5.431 nxënës filloristë !?

November 25, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5255
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15651
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike,

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Kosovë

Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë

Një aksion i zhvilluar sot nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në lagjen “Marigona Hill” ka rezultuar me arrestimin

Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe

Një tjetër mundësi për përdorimin e gjuhës shqipe në fushën profesionale dhe institucionale është bërë realitet në Maqedoninë e Veriut.

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.