Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Në spitalin e Mitrovicës foshnja lind mbi 5 kilogramë
Kosovë

Në spitalin e Mitrovicës foshnja lind mbi 5 kilogramë

August 19, 2026

AA

Një rast i veçantë është shënuar në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku është realizuar me sukses një lindje natyrale e një foshnjeje me peshë mbi pesë kilogramë.

Sipas njoftimit të spitalit, foshnja ka ardhur në jetë me peshë 5 kilogramë e 50 gramë, ndërsa ka pasur gjatësi prej 65 centimetrash. Spitali e ka cilësuar rastin si të veçantë, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e stafit shëndetësor që u kujdes për nënën dhe foshnjën gjatë procesit të lindjes.

“Kjo lindje natyrale u realizua falë përkushtimit dhe kujdesit të vazhdueshëm të mjekëve dr. Vjollca Çitaku dhe dr. Bajram Drevinja, si dhe ekipit të mamive dhe infermiereve”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.

Në ekipin që mori pjesë në proces ishin edhe mamitë dhe infermieret Nazmije Gruda, Selvete Voca dhe Shengyl Xhaka.

Nga spitali theksojnë se rasti përbën një moment të veçantë për institucionin dhe, sipas tyre, “dëshmon profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e lartë të ekipit shëndetësor gjatë gjithë procesit”.

Spitali ka përcjellë urimet për nënën dhe familjen, ndërsa foshnjës i ka uruar shëndet dhe jetë të gjatë.

“Urime të përzemërta nënës dhe familjes! Foshnjës i urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!”, përfundon njoftimi i spitalit.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Spahiu: Në Manastir u harruan dy emra kyç të Kongresit

November 23, 2026
Kosovë

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët

November 22, 2026
Kosovë

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova

November 22, 2026
Kosovë

Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40

November 22, 2026
Kosovë

Ymeri kritikon masat emergjente të Qeverisë për energjinë: Kapaciteti i

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5239
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15598
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Spahiu: Në Manastir u harruan dy emra kyç

Profesori dhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka reaguar lidhur me shënimin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit në Manastir, ku

Kosovë

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se deponia regjionale e mbeturinave në Sferkë të Pejës është përfshirë nga zjarri

Kosovë

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me

Çështja e energjisë elektrike dhe paralajmërimet për një dimër të vështirë kanë rikthyer kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës për menaxhimin

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.