Në Tetovë po lind edhe një yll, Arianit Ramadani, i riu që shpejt u ngjit në skenën artistike
Arianit Ramadani është shembulli më i mirë i thënies, “zëri i mirë dëgjohet larg”. Është vetëm 21 vjeçar dhe tanimë e njeh gjithkush në Tetovë, si një yll në ngritje që me vokalin e tij ka prekur edhe zemrat e dashamirëve të muzikës në trevat e tjera shqiptare.
Pasioni për muzikë ka lindur që në moshën 6 vjeçare. Arianiti ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës, ndërsa aktualisht është student në Fakultetin e Arteve, dega muzikë, në Universitetin e Tetovës. Me stilin e tij unik, është bërë tejet i kërkuar në mbrëmje të ndryshme rinore, zbavitëse dhe evente të ndryshme artistike. Aktualisht ka punuar disa covera të këngëve më të bukura, ndërsa së shoejti pritet të lansohet edhe kënga e parë autoriale e Arianitit.
Në linkun e më poshtëm mund të dëgjoni një nga coverat më të bukur ku Arianit Ramadani përveç këndimit, vetë luan edhe në kitarë.
Nga Gjilani drejt qiellit botëror, i riu realizon
Një tjetër histori suksesi vjen nga të rinjtë e Kosovës. Lirik Qerimi, një i ri nga Gjilani, është licencuar zyrtarisht
LDK e injoron ftesën e Albulena Haxhiut, një
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena
VLEN: BDI-ja e vetë pranon se funksionon si
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se edhe njerëzit nga radhët e BDI-së publikisht pranojnë se partia funksionon