AA
Në Qeverinë e Serbisë ka mbërritur një zarf i adresuar për ministrin e Brendshëm, Ivica Daçiq, brenda të cilit janë gjetur tre plumba, njoftoi më 29 gusht Ministria e Punëve të Brendshme (MUP).
Sipas njoftimit, zarfi është vërejtur të enjten “gjatë procesit të rregullt të ndarjes së postës”.
“Gjatë kontrollit të sigurisë me pajisje me rreze X, në zarf u gjetën tre plumba”, thuhet në komunikatën e MUP-it, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Autoritetet shtuan se policia ka identifikuar dhe gjetur personin që më 26 gusht kishte dorëzuar dërgesën në një degë të Postës së Serbisë në Pozharevc.
Nuk është bërë i ditur identiteti i të dyshuarit.
Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Shqipëria do të përgatisin një nominim të përbashkët për përfshirjen e Rajonit të Prespës në
Shkup, 9 tetor – Rrjeti i njohur i supermarketeve „Tinex“, me më shumë se 30 vjet histori në Maqedoninë e
Nga e hëna, më 12 tetor, sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” do të fillojë të funksionojë edhe