
Nedim Bajrami nesër vjen në Tetovë, Komuna e Tetovës promovon muralin e tij
Komuna e Tetovës nesër do të promovojë Muralin e yllit të kombëtares shqiptare Nedim Bajrami. Në këtë aktivitet do të jetë prezent edhe vetë Nedim Bajrami si dhe shumë figura të njohura nga trojet shqiptare!
Komuna e Tetovës shpreh mirënjohjen për kontributin e tij në kombëtaren shqiptare dhe arenën ndërkombëtare!
Aktiviteti mbahet nesër në ora 15:00, tek Shkolla e Mesme Tekstile në Tetovë!