![Nejmari i bashkohet festës së Al Hilalit, Kristiano Ronaldo mbetet pa titull](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/05/Nejmar-bashk-me-Al-Hilalin-te-fetsa-te-titullit.jpg)
Nejmari i bashkohet festës së Al Hilalit, Kristiano Ronaldo mbetet pa titull
Al Hilal është skuadra kampione e Arabisë Saudite për sezonin 2023-2024. Të besuarit e Horhe Zhesus ishin protagonistët e një kampionati që e dominuan nga fillimi. Takimi që zyrtarizoi suksesin përfundoi me fitoren e Al Hilal në shifrat 4-1 ndaj Al Hazem.
Pas ndeshjes, lojtarët dhe stafi festuan në fushë. Gëzimit të skuadrës iu bashkua edhe braziliani Nejmar, i cili mbylli sezonin shumë herët për shkak të problemeve në gju.
Titulli kampion për Al Hilal është i 19-ti në historinë e klubit, me skuadrën që mbylli diskutimet 3 javë përpara fundit.
Rivali kryesor, Al Nassr, e nisi shumë keq sezonin, duke humbur shumë terren në renditjen e përgjithshme. Dhe duke bërë që llogaritë e titullit kampion t’i mbante të gjalla vetëm matematika.