Nëna fikson momentin e ëmbël mes burrit dhe djalit
Stephanie Danielle ka mahnitur përdoruesit e Instagramit me një video tepër të ëmbël të bashkëshortit dhe djalit të saj, Luca.
Stephanie ka regjistruar një moment të mrekullueshëm midis dyshes, dhe videoja është bërë virale në Instagram me mbi katër milionë shikime.
Videoja tregon vogëlushin Luca në një mbajtëse për fëmijë në shpinën e babait të tij, ndërsa ai pret degët e pemëve me gërshërë.
Sa herë që babai priste një degë, Luca i vogël fillonte të qeshte me zë të lartë, duke sjellë buzëqeshje në fytyrat e të gjithëve.
Stephanie shkroi në përshkrimin e videos: “Kjo është pasuria ime”, dhe shumë përdorues të rrjeteve sociale u pajtuan me të në komente. /Telegrafi/
View this post on Instagram