
Nëna Hyrë ulet e para për kryeshnosh në sallën ku po mbahen homazhet për babin e Thaçit

Në orët e hershme kanë nisur homazhet në nderë të Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit Hashim Thaçi.
Familja Thaçi nga Buroja ka hapur dyert për homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, i cili ndërroi jetë më 16 mars.
Për kryeshnosh, janë ulur familja e ngushtë e Hashim Thaçit. Djali, gruja e edhe vëllëzërit e tij.
E para në radhë është ulur për kryeshnosh Hyra Thaçi, nëna e Hashim Thaçit, gruaja e të ndjerit Haxhi Thaçit.

Në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku po mbahen homazhet, që nga orët e para të mëngjesit kanë ardhur shumë qytetarë për të nderuar të ndjerin dhe për të shprehur ngushëllime familjes.
