Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 “Nëna vajton vajzën, që dheu i zi e mbuloi për ditëlindje” – Vëllai i uron ditëlindjen Artilës që vdiq tragjikisht
Kosovë

“Nëna vajton vajzën, që dheu i zi e mbuloi për ditëlindje” – Vëllai i uron ditëlindjen Artilës që vdiq tragjikisht

January 15, 2024

AA

Një rast i rëndë ka tronditur me 28 dhjetor të vitit të shkuar gjithë Kosovën. 34-vjeçarja, Artila Kameri, nga Gjakova humbi jetë tragjikisht, pasi e njëjta dyshohet se ka kërcyer nga tarraca e katit të dytë në hotelin ‘Venus’, ku po qëndronte bashkë me 32-vjeçarin nga Peja, Asdren Begolli. Vdekjen e saj e kishte konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.

Sot shenohet 35 vjetori i lindjes së saj dhe vëllai i Artilës e ka kujtuar atë përmes një shkrimi në ‘Facebook’.

“Urime ditëlindjen në Parajsë, motër! Më fal motër që po qaj se t’i i doje lotët, ishe plot gëzim. Në ditëlindjen tënde po mendoj për të gjitha momentet që kaluam bashkë. Sa do të doja edhe njëherë të kisha pranë, të përqafoj me gjithë forcën dhe të tregoj se sa shumë të dua e sa shumë më mungon”, ka shkruar ai teksa i uronte ditëlindjen Artilës.

Tutje vëllai i saj, ai ka thënë se “nëna është duke e vajtuar vajzën e hasretit që dheu i zi e ka mbuluar”.

“Nana është duke vajtuar çikën e hasretit që dheu i zi e mbuloi për ditëlindje. Nuk mundi me pritë. Ia theve zemrën nanës, se është msu me të pritë e me festu bashkë. Pot, ti festo sot, lart në Parajsë. O dritë, ti që ishe gëzimi ynë, e festat nuk kanë kuptim pa ty”, ka shtuar ai.

Ky është postimi i tij i plotë:

Urime Ditëlindjen në Parajsë Motër.

Në kopshtin e shtëpisë sonë ti çele e para. E mbushe me aromë,e zbukurove dhe duke e marrë me vete nektarin ëmbëlsues ike që të ermosh mes engjujsh.

Acari i trishtë Dhjetori ta ngriu buzëqeshjen e gjaku tu bë kristal.Kopshtin e shtëpisë e gjymtove e misionin e la në gjysmë.

Ti sot po e feston ditëlindjen tënde me engjuj atje lartë e ne pa ty këtu.Sa shumë ti e doje jetën me buzëqeshje rrije çdo ditë.

Më fal motër që po qaj se ti nuk i doje lotët se ishe plot gëzim.

Në ditëlindjen tënde, po mendoj për të gjitha momentet që kemi kaluar bashkë.

Sa do doja të kisha edhe një herë pranë,të të përqafoja me gjithë forcën dhe të të tregoja se sa shumë të dua dhe sa shumë më mungonë.

E Nana është duke vajtuar çiken e hasretit që dheu i zi e mbuloi e ditëlindjen nuk mundi mi prit.

Ja theve zemren Nanes se është msu me të prit e me festu bashkë por ti festo sot lartë në parajsë o dritë.

Ti që ishe gëzimi i shtëpisë sonë e festat pa ty nuk kanë më kuptimë.

Sot 15 Janar 2024 do ta festoje ditëlindjen e 35 por zoti të deshti afër vetes ENGJULLI më i bukur i parajsës!

Të falenderojmë për gjithë dashurinë dhe kujdesin qe na dhurove. Por të premtojmë që do të të kujtojmë me mall të madhë çdo ditë deri në frymën tonë të fundit!

Qofsh shpërblyer me gradat më të larta të xhehnetit🤲🏼

Gëzuar Ditëlindjen Motër e Ëmbël!

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse

November 14, 2026
Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e

November 14, 2026
Maqedoni

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima

November 14, 2026
Maqedoni

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar

November 14, 2026
Kosovë

Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe

November 14, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5169
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15490
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër institucionet pasi u raportua për arrestimin e një personi pasi lopa e

Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë hollësi lidhur me rastin e pronarit të lopës që hyri në oborrin e Degës

Maqedoni

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina,

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku si pasojë kanë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.