Nënshkrimi i marrëveshjes Shkup-Bllacë! Mexhiti: Ne nuk matemi me premtime, por me kontrata të nënshkruara
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, theksoi se me nënshkrimin e sotëm të kontratës për realizimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë, një investim prej mbi 200 milionë eurosh, nis zbatimi i njërit prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në vend.
Sipas Mexhitit, ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës, do të lehtësojë qarkullimin dhe do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik dhe rajonal.
“Sot u nënshkrua kontrata për autostradën Shkup–Bllacë. Ne nuk matemi me premtime, por me kontrata të nënshkruara, projekte në zbatim dhe rezultate konkrete që mbeten në shërbim të qytetarëve,” deklaroi Mexhiti.