Nëse e njihni personin në foto, lajmëroni urgjentisht policinë
Bazuar në ligjin për publikimin e fotove me shënime tjera të personit të kërkuar dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj lëshon kërkesën për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim të përcaktimit të identitetit, lokalizimin dhe arrestimin e personit në kërkim policor.
Personi i shpallur në kërkim dyshohet se ka kryer veprën penale të vjedhjes më 21 shtator 2023 në Shtërpcë, por që deri më tani policia nuk ka mundur ta identifikojë.
Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacione mbi identitetin dhe vendndodhjen e personit të dyshuar, të lajmërojë policinë përmes aplikacionit digjital Lajmëro Policinë dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.
closevolume_off
Policia do të reagojë menjëherë, ndërsa të dhënat do të ruhen në konfidencialitet.