“Nëse Hashim Thaçi do të ishte në Kosovë, Faton Hajrizit nuk do t’i ndodhte ajo që i ndodhi në Serbi
Rapsodi i njohur Nuredin Gashi – Drenica, po thotë se nëse Hashim Thaci do të ishte në Kosovë, rasti i Faton Hajrizit në Serbi nuk do të ndodhte.
Kjo për shkak që sipas tij, Hajrizi do e dëgjonte ish-presidentin për t’u kthyer në burg.
Mirëpo, ai mes tjerash po shprehet i bindur se Faton Hajrizi nuk ka vdekur.
Sipas tij, e kaluara kriminale e Serbisë janë argument i fortë që shteti fqinj ka mundur ta inskenojë gjithë raportimet se Faton Hajrizi është vrarë.
Fakt tjetër për Nuredin Gashin është edhe një ëndërr që ai thotë se e pa para disa ditës, ku iu shfaq Faton Hajrizi duke i thënë “jam gjallë”.
/Insajderi.org/