
“Nëse historia e Parashqevi Simakut hapet, do të tronditet shoqëria shqiptare!”
Është emblema e gjithë problematikës së shoqërisë shqiptare, është diva më e madhe, është maja e ajsbergut…Nëse Parashqevi Simaku si histori do të hapet, shoqëria shqiptare do të tronditet!”– Kështu deklaroi këtë të Mërkurë në studion e “Opinion” biznesmeni i njohur Elton Ilirjani për rastin e këngëtares ikonë që “u zhduk” nga syri i publikut për vite me radhë, për t’u rigjetur në një formë që askush s’do ta kishte imagjinuar ndonjëherë.
“Sepse ka personazhe të fuqishëm të përfshirë, të politikës së atëhershme. Të Sigurimit të Shtetit që e kanë përndjekur pa dijeninë e saj, të botë së artit. Është diva e padiskutueshme shqiptare, e xhelozuar maksimalisht nga kolegët e saj. Asnjë koleg i saj, qoftë të bënin dhe një koncert në formë bamirësie, apo qoftë 100 dollarë, ata heshtën sepse ata i tremben imazhit të mrekullueshëm të një dive shqiptare, të vetmes. Prandaj iu përula! Më e madhja e shqiptarëve! Ne si atdhetarë nuk duhet ta kishim lënë aty”, u përgjigj Ilirjani.
Ai shtoi se “etiketa e sirtarit të saj është e frikshme”.