Nesër mot i vranët me shi lokal, pastaj me diell dhe i ngrohtë deri 18 gradë
Moti nesër do të jetë kryesisht i vranët me shi të lehtë lokal përgjatë gjithë vendit dhe me kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë mesatare, e cila do të jetë më e shprehur përgjatë Vardarit.
Gjatë fundjavës dhe deri në mes të javës së ardhshme, nën ndikimin e presionit të lartë të ajrit vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë. Të premten do të fryjë erë mesatare veriore, ndërsa në ditët në vijim erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura maksimale e ditës do të arrijë deri 10 gradë.