AA
Reparti i Neurologjisë në klinikën Nënë Tereza në Shkup akoma është në proces rinovimi. Familjarët e pacientëve që trajtohen aty janë ankuar në Alsat për zhurmën me të cilën ballafaqohen edhe gjatë mbrëmjes. Pavarësisht tentativës së mediave për të kuptuar këtë ngjarje nga i pari i shëndetësisë, Aziru Aliu iu shmang gazetarëve.
“Në repartin e neurologjisë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, pacientët që i janë nënshtruar operacioneve ankohen për mungesë qetësie. Ata thonë se në orët e vona të mbrëmjes vazhdon rikonstruksioni i objektit me mjete të rënda pune, duke krijuar zhurmë dhe shqetësime serioze për shëndetin e tyre”, raporton Linda Ebibi Ademi, gazetare.
Në redaksinë e TV ALSAT kanë arritur ankesa nga ana e familjarëve të cilët thonë se pacientët në vend që të kenë qetësinë e nevojshme pas ndërhyrjeve kirurgjikale, ata përballen me zhurmën e çekanëve dhe makinerive të ndërtimit në orët e vona të mbrëmjes. Në repart ndodhen rreth 30 pacientë që janë operuar ose presin t’i nënshtrohen operacionit.
Punimet në repartin e neurologjisë kanë nisur prej gati një viti. Nuk dihet se kur është paraparë përfundimi i tyre. Për këtë shqetësim të pacientëve tentuam të marrim përgjigje nga ministri i shëndetësisë, Azir Aliu, por i njëjti edhe pse sot morri pjesë në ngjarje publike, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të gazetarëve për ta ballafaquar me këto ankesa nuk ndaloi për deklaratë. /Alsat.mk
Analizat e fundit të kryera në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) treguan se uji në Strugë nuk është i sigurt
Pas përshakallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme ndërmjet SHBA-së -Izraelit me Iranin, gjendja e sigurisë në Maqedoninë e Veriut
Në vitin 1992, Greqia i ofroi presidentit të atëhershëm të Maqedonisë Kiro Gligorov 100 milionë dollarë në këmbim të ndryshimit