Nevrij Ademi: Izet Mexhiti duhet të jetë lider i VLEN-it
Gazetari Nevrij Ademi ka reaguar përmes një postimi publik, ku ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me udhëheqjen e koalicionit VLEN.
Sipas Adem-it, Izet Mexhiti është figura që duhet ta marrë rolin e liderit të VLEN-it, duke vlerësuar përvojën, angazhimin politik dhe rolin e tij në zhvillimet e fundit brenda koalicionit.
Postimi i gazetarit ka nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik, veçanërisht në mesin e mbështetësve dhe simpatizantëve të VLEN-it, lidhur me drejtimin dhe të ardhmen politike të këtij subjekti.