Neymar u pajtua me vajzën që e tradhtoi 92 herë? Ata kanë publikuar foto të përbashkëta
Futbollisti brazilian Neymar raportohet se është sërish në një lidhje me modelin Bruno Biancardi. Çifti u nda zyrtarisht vetëm një muaj pasi mirëpritën fëmijën e tyre të parë tetorin e kaluar. Bruna, e njohur si ndikuese dhe modele, u gjend në një situatë të vështirë kur u zbulua se Neymar kishte tradhtuar gjatë kohës që ishte shtatzënë.
Mirëpo, pas postimit të një sërë fotosh në Instagram ku pozonin së bashku, ata ndezën thashethemet për pajtimin e tyre. Tashmë fansat e tyre po spekulojnë se çifti ka vendosur t’i japë edhe një shans dashurisë së tyre.