Nga 1 janari çmime të reja të energjisë elektrike në Maqedoni
Nga 1 janari çmimi i energjisë elektrike në bllokun e parë u ul për 5.16%. Në bllokun e dytë mbetet i pandryshuar, ndërsa në bllokun e tretë ka rritje çmimi prej 2.88% dhe në bllokun e katërt me 1.86%. Por çfarë nëse shumica e konsumatorëve, të cilët tani gjatë dimrit ngrohen me rrymë, kalojnë në bllokun e tretë?
“Është mirë të theksohet fakti që edhe ata që kalojnë në bllokun 3 për konsumin e energjisë elektrike në kuadër të bllokut 1 dhe bllokut 2 paguajnë çmimin e bllokut 1 dhe bllokut 2. Edhe nëse hyn në bllokun 3 atëherë vetëm kilovatët të cilët janë në kuadër të bllokut 3 janë me çmim pak më të lartë sa të bllokut 2 varësisht prej çmimores të cilën e ka publikuar KRRE”, ka sqaruar Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
E çfarë pagesa e quajtur Qasje në rrjet për të cilën do të paguajmë 200 denarë? Bekteshi thotë se për ta zvogëluar çmimin e rrjetit distribuiv është vendosur që qytetarët që kanë 2 banesa të paguajnë kyçje në rrjet.
“Nga 660 mijë amvisëri të cilat janë të kyçura në rrjet, 130mijë amvisëri janë konsumator pasiv të rrymës. Çka do të thotë kjo? Për shembull, nëse Kreshniku edhe Artani jetojnë në qytetin e Shkupit dhe kanë një banesë tjetër në qytet tjetër Kumanovë ose p.sh. unë shtëpinë në Kërçovë, Kreshniku për shtëpinë e dytë ose vilën, për pasuritë tjera të cilat i ka çdo qytetarë, ata nuk e paguajnë rrjetin distributiv. Pse? Për shkak se përllogaritja për çmimin distribuiv bëhet në bazë të konsumit të Kilovatëve nga çdo amvisëri. Dhe për ta zvogëluar çmimin e rrjetit distribuiv kemi vendosur që qytetarët që kanë 2 banesa të paguajnë kyçje në rrjet”, tha më tej Bekteshi.
Ndryshe nga 1 dhjetori i vitit të kaluar në dispozicion është edhe tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike, çdo ditë nga ora 13:00 deri në orën 15:00. Prej 24 orëve konsumuesit tani kanë në dispozicion gjithsej 11 orë energji elektrike të lirë nga e hëna deri të shtunën dhe 24 orë të dielave.