
Nga Chelsea në La Liga për 40 mln €, pritet vetëm konfirmimi i lojtarit
Conor Gallagher pritet të transferohet në La Liga. Chelsea e ka nxjerrë prej kohësh në merkato, pasi mesfushori anglez nuk është në planet e teknikut Enzo Maresca.
Ndërkohë që qendërmesfushori që në ishull pëlqehet shumë edhe nga Newcastle i Eddie Howes.
Rreth 40 milionë euro pritet të përfitojë klubi anglez nga shitja e Gallagher. Tani pritet vetëm përgjigja e futbollistit.
Nëse do të pranojë transferimin në urdhrat e Diego Simeones tek Atletico në Spanjë apo jo.
Me teknikun argjentinas që e cilëson si një element tepër të rëndësishëm për skemat e tij.
Gallagher debutoi tri vite më parë me kombëtaren e Anglisë. Deri tani numëron 18 ndeshje me “Tre Luanët”./ Super Sport