AA
Vetëm një grua u zgjodh kryetare e komunës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, përcjell TV21. Beti Stamenkoska Trajkoska nga VMRO-DPMNE, e cila do të drejtojë komunën e Kisella Vodës. Përveç saj, tre kandidate të tjera kaluan në raundin e dytë: Marija Naceva (VMRO-DPMNE) në Negotinë, Natalia Dimitrieva (VMRO-DPMNE) në Demir Kapij dhe Sonja Stamenkova (LSDM) në Maqedonska Kamenicë.
Në këto zgjedhje konkuruan gjithsej 309 kandidatë për kryetar komune, nga të cilët vetëm 32 ishin gra, që përbën 10,35% të numrit total.
Numri më i madh i grave kandidate, tre, ishte në Prilep, ndërsa në Manastir, Veles, Karposh, Kisella Vodë, Negotino dhe Qendër konkuruan nga dy gra.
Në 16 komuna dhe në Qytetin e Shkupit kishte vetëm një grua kandidate.
Në shumë komuna, gratë nuk ishin fare të pranishme në fletët e votimit.
Nga gjithsej 44 kryetarë të komunave të zgjedhur në raundin e parë, vetëm një është grua, që përfaqëson 2,2% të përfaqësimit gjinor.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sot përmes një kumtese për media ndaj zhvillimve të fundit politike në Kososvë, të
Kryeministri Hristijan Mickoski është kundër iniciativës së Odës Ekonomike për uljen e numrit të festave dhe ditëve jo pune. “Parimisht
Më shumë se 4,500 “përfitues të rremë” të ndihmës minimale të garantuar dhe sigurimeve shoqërore u zbuluan gjatë kontrolleve të