Nga kush po shpërndahen dezinformatat që Mickoski më pas ua përcjell ndërkombëtarëve?
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ashpërsuar kritikat ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar se shpërndan informacione të rreme që i servohen nga “zagarët, kasnecët dhe lakejt”. Sipas Ahmetit, këto dezinformata janë fabrikuar nga eksponentë të VLEN-it dhe më pas i janë dërguar komunitetit ndërkombëtar përmes Micoksit, për të krijuar një perceptim të gabuar kundër shqiptarëve, shkruan Gazeta Flaka
Ahmeti në intervistën për Euro News Albania, tha se dy ditë para hapjes së fushatës zgjedhore kishte dërguar një njeri te Mickoski për ta paralajmëruar që të mos merret me shpifje dhe dezinformata kundër shqiptarëve. “I kam thënë: hiqni dorë nga këto gjëra sepse nuk është në të mirë të shtetit”, theksoi lideri i BDI-së.
“Porositë kanë qenë pak më shumë se zagari, lepuri. Unë i jam drejtuar Kristianit edhe për kasnecët, edhe për lepujt, edhe për zagarët, edhe për lakejt”, u shpreh Ahmeti.
Ai përmendi disa nga spekulimet që, sipas tij, janë përdorur kundër shqiptarëve dhe BDI-së: Por cilat mund të jenë ata dezinformata për të cilët thirret Ahmeti. Kohëve të fundit kanë qarkulluar në opinion kryesisht nga eksponentë të VLEN-it informacione për organizim të grupacioneve nga shtetet fqinje – për të djegur Xhaminë në Kodrën e Diellit, se BDI ka organizuar me komitët dhunimin e nxënësve shqiptarë në Tetovë, si dhe zjarret që shpërthenin nëpër vend po shkaktohen nga njerëz të BDI-së.
“Kristiani duhet të prononcohet për këto informacione. Nëse janë të besueshme, të thotë pse. Nëse jo, pse i shpërndan te ndërkombëtarët. Këto janë lojëra të rrezikshme me shpifje që dëmtojnë shtetin,” deklaroi Ahmeti.
Ai shtoi se “kasnecët” e Mickoskit janë zëdhënësit e VLEN-it që përsërisin narrativën e kryeministrit, ndërsa “lakejt” e tij i shërbejnë si oborrtarë të nënshtruar. Gazeta Flaka
The post Nga kush po shpërndahen dezinformatat që Mickoski më pas ua përcjell ndërkombëtarëve? appeared first on Flaka, në çdo lajm… .