AA
Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar Liburn Aliun si drejtor të ri të Portit të Durrësit, i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë Kreshnik Bajraktarin, raporton INA
Gjatë prezantimit, Balluku tha se e ka njohur Aliun që nga koha kur ai mbante postin e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, duke e vlerësuar si një profesionist me përvojë dhe përkushtim në fushën e infrastrukturës.
Në fjalën e tij, Aliu u shpreh mirënjohës për besimin e dhënë nga Qeveria e Shqipërisë dhe zv.kryeministrja Balluku, duke e cilësuar këtë si një sfidë të re të rëndësishme.
“Jam shumë i nderuar që jam sot këtu dhe jam i nderuar nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, nga zv/kryeministrja Balluku, për një detyrë që më është besuar dhe që është mjaft sfiduese. Porti i Durrësit nuk është vetëm port i Republikës së Shqipërisë, por port i gjithë shqiptarëve dhe i gjithë rajonit,” – tha Aliu.
Liburn Aliu ka mbajtur postin e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës nga viti 2021 deri në gusht 2025, kur dha dorëheqje – një ditë pas votimit të Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit.
Në një reagim në rrjetet sociale në atë kohë, Aliu kishte theksuar se dorëheqja e tij lidhej pikërisht me këtë zhvillim politik, ndërsa më herët ishte raportuar për ftohje të marrëdhënieve mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti.(INA)
Qeveria informon publikun se, pas diskutimeve me kompaninë OKTA dhe me qëllim të zbutjes së presioneve të çmimeve mbi qytetarët
“Problemi te shfuqizimi i Qeverisë teknike është se për herë të parë në historinë e këtij vendi që merren vendime
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, në emisionin “Debat në Shenja”, deklaroi se jemi në një stad të zhvillimit politik ku