Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Nga raportet me aleatët tek Asociacioni, Osmani gozhdon Kurtin në fjalimin në Kuvend
Shqipëri

Nga raportet me aleatët tek Asociacioni, Osmani gozhdon Kurtin në fjalimin në Kuvend

November 21, 2024

AA

Nga koordinimi me aleatët e deri tek Asociacioni, presidentja Vjosa Osmani pati një sërë kritikash për kryeministrin Albin Kurti gjatë fjalimit vjetor përpara deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shkruan A2 CNN. Pasi nisi fjalimin duke thënë se binomi Rugova – Jashari dhe guximi i pashoq i UÇK-së janë bazament të themeleve të forta të shtetit të Kosovës, u ndal te atë që e quajti patriotizmi kushtetues.

Osmani tha se patriotizmi kushtetues është besimi se kushtetuta është më shumë sesa një akt juridik ndërsa shtoi se kjo dëshmohet në momentin që kur sigurohet se politikat pasqyrojnë atë që është e drejtë e jo atë që është politikisht e përshtatshme.

“Atë që është në interes shtetëror afatgjatë e jo në interes të votave të një palë zgjedhjesh. Atë që e ngrit shtetin tonë lart e jo që i ngrit vetëm numrat në sondazhe. Vizioni largpamës është ajo që gjithnjë i ka dalluar liderët e vërtetë. Jo vetëm në Kosovë, por kudo në botë”, tha Presidentja.

Më pas, Osmani u ndal tek koordinimi me aleatët për të cilin Qeveria e Kurtit është kritikuar vitet e fundit.  Ajo tha se dobësimi i aleancave është gabim strategjik, ndërsa të punosh bashkë me ata që ndihmuan Kosovën të çlirohet dhe të ketë shtetin e vet nuk është, as nënshtrim, as shantazhim.

“Aleancat janë për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to apo cenimi i tyre, e cenon vet mbrojtjen e Republikës sonë. […] Prandaj asnjëherë nuk e kam kuptuar e as mirëkuptuar, as talljet që bëhen në llogari të aleatëve, as sulmet ndaj tyre, e as keqpërdorimin e emrit të tyre për të fituar pushtet. As njëra e as tjetra nuk i bën nder Kosovës”, tha Osmani.

Osmani gjithashtu i kërkoi Qeverisë e Kuvendit që të ketë pagesa shtesë për ushtarët sipas kërkesave të tyre. “Kam mbështetur vazhdimisht kërkesat që ushtarakëve tanë t’u mbulohen shtesat e rrezikshmërisë, shtesat për punë pas orari, mëditjet për trajnime që zgjasin mbi një muaj si dhe programet e tjera mbështetëse të cilat do të siguronin që njerëzit më të mirë e më të kualifikuar të vazhdojnë avancimin brenda FSK-së. Armatimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe kyç për fuqizimin e shtetit tonë, por ai ka kuptim vetëm kur prapa armës qëndron ushtaraku i motivuar e i mbështetur”, tha ajo.

Osmani deklaroi se përpjekjet e Serbisë dhe përkrahësve të saj në Kremlin për ta minuar stabilitetin e brendshëm si dhe pozicionin ndërkombëtar të Kosovës sa vijnë e shtohen.

Në lidhje me Asociacionin, Osmani kujtoi se ishte sulmuar kur kishte thënë se duhej të fillonin diskutimet me SHBA për draftin, ndërsa tha se tashmë kërkohet e njëjta gjë.

Ndërsa shtoi se me aleatët do të duhej të diskutohet zbatimi i marrëveshjes për pjesën e Kosovës vetëm në shkëmbim të garancive ndërkombëtare që përfshijnë anëtarësimin në NATO dhe organizata ndërkombëtare. “Fatkeqësisht ky propozim i imi atëherë [për diskutimet me SHBA për draftin] ishte goditur në mënyrën më të ulët, me lloj-lloj shpifjesh se kam shitur interesat e vendit. E ku jemi sot? Jemi pikërisht në momentin ku po kërkohet e njëjta, pra që draftin ta hartojmë ne. Por, siç dihet, vendimet e duhura duhet të merren edhe në momentin e duhur. Njësoj po ndodhë edhe këto ditë, me lloj- lloj shpifjesh të ulëta se kinse Presidentja po kërkon “nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes”. Kjo është gënjeshtër”, tha ajo.

Fjalimi i Osmanit në Kuvend ishte përqendruar edhe në disa çështje të tjera ndërsa u bojkotua nga dy partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në fund, Osmani është larguar pa i shtrënguar dorën kryeministrit Albin Kurti apo zëvendëskryeministres Donika Gërvalla. Ndërsa deputeti i pavarur Haki Abazi gjatë momentit të largimit të Osmanit ka bërtitur “hajna, hajna”.

/a.r

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për

November 14, 2026
Maqedoni

VMRO-DPMNE kërkon hetim për kredinë 5-milionëshe të “Alta Bankës”

November 14, 2026
Maqedoni

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë

November 14, 2026
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

November 13, 2026
Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5164
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15485
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954

Propozim-buxheti për vitin 2027, në vlerë prej rreth 7,2 miliardë eurosh, ka hyrë në procedurë parlamentare, ndërsa tashmë kanë nisur

Maqedoni

VMRO-DPMNE kërkon hetim për kredinë 5-milionëshe të “Alta

VMRO-DPMNE reagoi me një komunikatë të re ndaj akuzave të LSDM-së dhe liderit të saj, Venko Filipçe, lidhur me rastin

Maqedoni

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1

Kriza demografike në Maqedoninë e Veriut është ndër më të rëndat në Evropë: sipas projeksioneve të OKB-së, deri në vitin

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.