
Ngjarja që tronditi Prishtinën/ Oborri i QKUK’së mbushet me policë

Një person ka mbetur i vrarë dhe pesë të tjerë janë duke u trajtuar në QKUK pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.
Insajderi merr vesh se i vrarë ka mbetur Premtim Gashi, që është i familjes që njihen si ‘Capat’.
Ndërsa personat e plagosur që po trajtohen në Emergjencë janë: Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi, Valdrin Ademi.
Sipas burimeve, aktualisht në oborrin e QKUK’së shihet një numër i madh i zyrtarëve policorë.
Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla ka konfirmuar për Insajderin se pesë persona janë duke u trajtuar aktualishtë në Emërgjencë. Sipas tij, tre nga ta janë në gjendje të rëndë ndërsa dy në gjendje më të mirë.