Ngjarje e rëndë në Tetovë: 19-vjeçarja bie nga kati i katërt i një objekti banimi.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tetovë, ku një vajzë ka rënë nga kati i katërt i një objekti banimi.
Sipas informacioneve fillestare, menjëherë pas raportimit të rastit në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë dhe zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për të menaxhuar situatën dhe për të ofruar ndihmën e parë.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se vajza është e lindur në vitin 2006. Pas ndërhyrjes së ekipeve emergjente, ajo është transportuar me urgjencë drejt klinikave në Shkup për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa autoritetet kompetente pritet të kryejnë hetimet për të sqaruar plotësisht rastin.