Ngjarje e rëndë/ Përplaset për vdekje shqiptari në vendin fqinj, zbardhen detajet (Video)
Një shtetas shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti automobilistik në Selanik.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Stacionit të Vjetër me Voutira dhe më konkretisht në kryqëzimin për hyrje në qytet, ku një shtetas shqiptar ka humbur kontrollin e mjetit duke goditur fillimisht një tabelë dhe më pas 2 pemë dhe një shtyllë dritash.
Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.
Madje shtylla e ndriçimit ka rënë edhe mbi dy automjete të cilat janë ndalur në semafor në drejtim të kundërt, pa asnjë lëndim për drejtuesit, përveç dëmeve materiale në automjete. Mësohet se shtetasi shqiptar që ka ndërruar jetë, ka precedentë të shumtë penalë.