AA
Avokati shqiptar Spartak Ngjela ka reaguar pas paradës ushtarake të mbajtur në Beograd më 20 shtator, të ndjekur nga presidenti Aleksandar Vuçiq, ku u ekspozua armatimi më i avancuar i ushtrisë serbe.
Parada u organizua nën moton “Forca e Unitetit”, në një kohë kur Serbia përballet me protesta të mëdha antiqeveritare. Shumë analistë e cilësuan këtë zhvillim si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Ngjela theksoi se Serbia mund të provokojë, por nuk guxon të sulmojë Kosovën, pasi ajo ka mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.
“Asgjë nuk mund t’i bëjë Serbia Kosovës. Ajo ka mbështetjen e fuqishme të SHBA-së. Kosova është çliruar nga NATO dhe SHBA! Një sulm i mundshëm i Serbisë ndaj Kosovës do të konsiderohej një sulm kundër NATO-s”, deklaroi Ngjela për “Bota Sot”.
Pas përfundimit të luftës së vitit 1999 dhe intervenimit të NATO-s që çoi në çlirimin e Kosovës, rajoni i Ballkanit Perëndimor vazhdon të mbetet një zonë tensioni. Serbia, e mbështetur nga Rusia dhe Kina, refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa tensionet në veri shfrytëzohen shpesh nga Beogradi për destabilitet.
Kosova, në anën tjetër, gëzon mbështetjen e fortë të aleatëve perëndimorë – SHBA-së dhe BE-së – të cilët konsiderohen garanci kryesore për sigurinë dhe zhvillimin e saj.
Çdo demonstrim force nga Serbia, si parada e fundit ushtarake, përbën jo vetëm provokim simbolik, por edhe kujtesë për rreziqet që paraqesin politikat revizioniste në një rajon ende të paqëndrueshëm historikisht.
Maqedonia e Veriut ka flotën më të vjetër të automjeteve në rajon, me një moshë mesatare prej 19,4 vjetësh, sipas
Sot (23.10.2026), në orën 12:05, në autostradën Gostivar – Tetovë, nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor
Policia ka zhvilluar sot një aksion kontrolli në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë, ku te