Nikolloski: Diaspora është e shqetësuar nga krimi, korrupsioni dhe kushtet e këqija në Maqedoni
Nënkryetari i VMRO-së, Aleksandar Nikolloski, në një deklaratë gjatë vizitës në Zvicrës, theksoi se situata në Maqedoni është alarmante, duke shtuar se qytetarët e Maqedonisë po përballen me sfida të mëdha në nivelet kombëtar, ekonomik dhe të korrupsionit.
“Shumë gjëra po ndodhin, e di që po udhëtoni në vendlindje, po takoheni me miqtë, po takohemi me ju dhe kur vini në Maqedoni, ajo që është praktikisht shqetësimi juaj këtu është edhe shqetësimi ynë në Maqedoni. Nëse duhet ta përshkruani me një fjali atë që po ndodh në Maqedoni, është se maqedonasit po nëpërkëmben në nivel kombëtar, ekonomia po fundoset dhe korrupsioni po lulëzon, ky është përkufizimi më i thjeshtë se çfarë po ndodh aktualisht me Maqedoninë”, theksoi Nikolloski.
Një person nga Ohri ka sulmuar një punonjës të Shërbimit të UrgjencësDeri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-itKjo uebfaqe e frikshme zbulon gjithçka që di interneti për juArion publikon këngën e re të titulluar “Loyalty”“Shkëlqimi im u shua” – Lewandowski shpjegon arsyen e formës së dobët këtë sezon
Sipas tij, situata ka shënuar një përkeqësim të dukshëm në 6-7 vitet e fundit, duke shfaqur se nuk duhet shumë kohë për të shkatërruar çka është ndërtuar me vështirësi gjeneratash të tëra. Nikolloski akuzoi partitë politike LSDM dhe BDI për këtë gjendje, duke theksuar nevojën për një bashkëpunim të qartë kombëtar dhe strukturë politike me ndjenjë të fortë kombëtare për të përballuar sfidat e vendit.