
Nipi i Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës për Pavarësinë e Kosovës me Izet Mexhitin
Sot, në firmosjen e Deklaratës së bashkimit të forcave opozitare në RMV që u mbajt në Shkup, me Kryetarin e Lëvizjes Demokratike prezent ishte edhe Lirim Jashari, nipi i Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës.
Firmosja e kësaj deklarate përkon me ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Tanimë ekziston një frymë e vërtetë që persona me bagazh të fuqishëm patriotik, profesional e moral çdo ditë i bashkohen Lëvizjes Demokratike dhe opozitës shqiptare në pergjithësi”, thonë nga LD-ja.