Nis ceremonia e varrimit të tre fëmijëve që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë
Ka nisur ceremonia e varrimit të tre të miturve që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës.
Në varrim po marrin pjesë qindra qytetarë për të ngushëlluar familjarët pas humbjes tragjike.
Ndër ta, pjesëmarrës është edhe Daut Haradinaj.
Gjakova dhe Kosova u trondit nga një tragjedi që ka ndodhur të shtunën në Jabllanicë të Gjakovës.
Një objekt i pabanuar është shembur në Jabllanicë, duke zënë tre fëmijë që ndodheshin në të. Për fat të keq tre fëmijët kanë humbur jetën.
Fëmijët ishin nga familje të ndryshme.