AA
Tri tablotë me thënie të Nënë Terezës që kanë qëndruar prej kohësh në ndërtesën e Agjencisë për Komunikime Elektronike nuk janë më! Dy janë hequr nga vet institucioni, ndërsa një është vjedhur.
Jeton Akiki, drejtor i AKE-së thotë për gazetën KOHA se, në momentin kur disa persona e kanë vjedh njërën tablo dhe kanë tentuar t’i çmontojnë edhe dy të tjerat, janë kapur nga roja i objektit i cili ka arrit t’i shpëtojë dy tablo.
“Njëra është dëmtuar dhe një është vjedhur. Rasti është paraqitur në polici, ndërsa tablotë e reja do të rikthehen shpejtë – është çështje ditësh”, tha për KOHA, drejtori Akiki, ndërsa shton se po mendohet t’u ndërrohet pozicioni tablove, më lart sa për të mos i arritur me dorë!
Kompania “LIDL” vazhdon të zgjerohet në Maqedoninë e Veriut. Sot në mënyrë festive, në komunën e Gazi Babës, u hedh
Në kuadër të Institutit të Shëndetit Publik janë ruajtur 10 tonë mbetje kimike të rrezikshme për më shumë se 10
Analizat e fundit të kryera në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) treguan se uji në Strugë nuk është i sigurt