Një fqinj i moshuar erdhi për t’i uruar vajzës së vogël ditën e parë të kopshtit, shfaqet pamjet prekëse
Fillimi i kopshtit është emocional për fëmijët, por edhe më shumë për prindërit.
Megan Rae Clark nuk qau derisa nuk e takoi fqinjin e tyre Albertin, i cili kishte dal ta përshëndes vogëlushen.
Burri 83-vjeçar përqafoi Kate dhe i uroi fat në kapitullin e ri të jetës. Nëna u prek nga ai, ndaj e kapi momentin me aparatin e saj dhe e ndau në TikTok, ku ka mbledhur 2.1 milionë shikime.
“Vajza jonë filloi sot kopshtin dhe unë isha mirë derisa fqinji ynë erdhi ta përshëndesë”, ka shkruar Clark.
Bashkë me videon, nëna ka shtuar edhe disa foto të Albertit duke mbajtur Kate kur ajo ishte foshnjë, për të treguar se ata kanë qenë të afërt që kur ajo ka lindur. /Telegrafi/
@meganclarkhma Buddy & his girl! #fyp #firstdayofschool #neighbors #family #chosenfamily #buddy #love #grandparentsoftiktok ♬ Plant a Seed – Luke Combs