Një grua ka kapur një moment të bukur mes një qeni dhe djalit të saj
Stephanie Saw, përdoruese e TikTok që jeton në Melburn me bashkëshortin dhe djalin e saj pesë muajsh, ndau një video të djalit të saj dhe qenit të familjes në fund të nëntorit që u bë shpejt virale në rrjetin social.
Saw bleu një lodër të re për djalin e saj muajin e kaluar, por ajo nuk e kishte idenë se ai dhe Golden Retriever Jet do të fillonin të luanin së bashku.
Në videon virale, ne mund të shohim Jet dhe vogëlushin të shtrirë së bashku dhe duke parë gaforren plastike të ndezur. Videoja ka mbledhur më shumë se 1.3 milionë shikime dhe 133 mijë pëlqime.
“E postova këtë video sepse mendova se ishte bukur se si Jet u shtri pranë foshnjës”, tha Saw.
Pronari i “Golden Retriever” ka treguar se Jet është dy vjeç dhe është përshtatur me sukses me shtimin e ri në familje, por herë pas here është xheloz sepse nuk është gjithmonë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/
@littlegoldenjet A bit jealous.. #littlegoldenjet #dog #goldenretrieverlife #goldenretriever #animalsoftiktok #cuteanimals #dogsoftiktok #dogsofaustralia #cutedog #baby #brother #brothers #babyboy #fy #fyp #haha #funny #crab #crawlingcrab #toy #babytoy #tummytime ♬ original sound – Jet