Një katolik e fal bajramin sipas rregullave islame
Avokati Arianit Koci ka ndarë fotografi pas faljes së namazit të Kurban Bajramit në Prishtinë, duke përcjellë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë dhe duke theksuar atmosferën e festës, shkruan tetova1.
Ai ka shprehur respekt dhe urime për këtë ditë të shënuar, duke veçuar edhe fjalimin e Myftiut Naim Tërnava gjatë faljes së mëngjesit në Xhaminë e Madhe të Prishtinës.
Postimi i plotë:
“Urime Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë.
Nga mëngjesi i Bajramit, në Xhamia e Madhe e Prishtinës: shëndet, paqe dhe mbarësi në çdo shtëpi.
P.S.
Myftiu Naim Tërnava e pati një fjalim dinjitoz gjatë faljes së mëngjesit.”