Një person humb jetën pas një zjarri në një shtëpi në Tetovë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovo, ku një person ka humbur jetën pas shpërthimit të një zjarri në një shtëpi.
Sipas informacioneve nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë (SPB Tetovë), rasti është raportuar më 11 mars 2026 në orën 08:56.
“Departamenti Territorial i Zjarrfikësve të Tetovës ka njoftuar se ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Jashtë Vardarit’ në Tetovë”, bëjnë të ditur nga policia.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar, ndërsa gjatë kontrollit në objekt është konstatuar se brenda ndodhej një person pa shenja jete.
Nga SPB Tetovë thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.