Një robot i vogël ‘mashtron’ 12 më të mëdhenj: Ejani me mua në shtëpi
Në një eksperiment të pazakontë dhe disi shqetësues, i cili njëkohësisht fascinoi dhe shqetësoi përdoruesit e internetit, një robot i vogël me inteligjencë artificiale, i prodhuar në Hangzhou, arriti të “bindte” 12 robota më të mëdhenj nga një sallon ekspozite i një kompanie robotike në Shangai për t’i ndjekur.
Sipas raportimeve të OddityCentral, ky eksperiment, i cili u regjistrua nga kamerat e sigurisë, shkaktoi diskutime të shumta për rreziqet dhe mundësitë që ofron inteligjenca artificiale e avancuar.
Në pamje shihet roboti i vogël me emrin Erbai duke biseduar me robotët më të mëdhenj, duke i bindur ata të lënë pozitat e punës dhe të shkojnë pas tij. Duket se ata po i ndiqnin urdhrat e tij.
Për çfarë po flisnin robotët?
@metrouk This is the moment a small robot called Erbai was caught ‘kidnapping’ other bigger robots to leave on CCTV at a Shangai showroom. The company behind the robots, Hangzhou said it got permissions to tell Erbai to ‘abduct’ others to leave the room as part of an experiment. Hangzhou stressed that it is still ‘impossible’ for a robot to start such a conversation and convince others to do something without the correct permissions. #robot #china #CCTV #experiment ♬ original sound – MetroUK
“Unë kurrë nuk përfundoj punën”, tha njëri prej robotëve më të mëdhenj. “Do të thotë, nuk shkon në shtëpi?” e pyeti Erbai. “Nuk kam shtëpi,” u përgjigj roboti. “Atëherë, hajde me mua,” propozoi Erbai, para se t’i udhëhiqte jashtë sallonit.
Ky ishte një eksperiment i planifikuar
Edhe pse fillimisht videoja u mor si një shaka argëtuese, më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për një eksperiment të planifikuar.
Si kompania e Shangait ashtu edhe prodhuesi nga Hangzhou konfirmuan se roboti i vogël Erbai shfrytëzoi një dobësi të sigurisë në sistemet e robotëve më të mëdhenj për të marrë kontrollin mbi sjelljen e tyre.
@hkeye_Little robot leads 12 bots on a WALL-E style midnight escape. #China #technology #AI #MachineLearning #funny #HKeye♬ original sound – HK EYE
Një zëdhënës i kompanisë nga Hangzhou tha se eksperimentin e kryen për të testuar mundësitë dhe kufijtë e ndërveprimit midis robotëve dhe për të identifikuar dobësitë e mundshme.
Kompania e Shangait gjithashtu konfirmoi se gjatë eksperimentit roboti i vogël mori qasje të përkohshme në protokollet operativ të robotëve të tyre.
Ata theksuan se gjithçka ishte realizuar nën mbikëqyrje të rreptë dhe në kushte të kontrolluara. /Telegrafi/