‘Një setër e UÇK-së nuk të bën burrë!’- Eskalon situata, ofendime të rënda mes Xhenetës dhe Drilonit
Një debat i ashpër shpërtheu mes Drilonit dhe Xhenetës në shtëpinë e Big Brother, duke shkaktuar tensione të larta mes të dyve.
Shkak për konfliktin u bë mbrojtja që Driloni i bëri Anisës gjatë një diskutimi të fortë që të dy vajzat patën, çka provokoi reagime të forta nga Xheneta.
Derisa Xheneta po i thoshte Anisës “meshkujt nuk luajnë me mua”, kjo nxiti reagimin e Drilonit.
“Qata boksiera që ke dalë me ta, kanë luajtur keq me ty. Edhe une kur të vi me tmarrë tek rruga B kam me lujt keq me ty kur te hypë në kerr. Kam me të nguc tepër nga sot”, u shpreh Driloni ndaj Xhenetës.
“Ke shku me një boksier se ke ditë çfarë sy ka, me sa boksiera ke dalë? Ti ke këqyr tjetërkund, sedi çka ke bërë me të në kerr.”, i tha Driloni.
Tutje Driloni i tha asaj që nga tani e tutje brenda shtëpisë do luaj me të aq sa do ta shkatërroj.
“Më vjen gjynah nga ti!”, u shpreh Driloni teksa i tha se e njëjta nuk di të mbaj lidhje.
“I ke pas 100 djem! Krejt shokët e mi nëpër diskoteka i njeh ti”, i tha ai.
“Dal ku të dua. Shihe mentalitetin tënd, nëse e njeh dikënd në diskotekë nuk do të thotë qe del me të.” ia ktheu Xheneta.
Tutje Xheneta u shpreh se ka luajtur me Drilonin duke ia përmendur personat që njeh edhe ai.
E njëjta i tha se rrobat e UÇK-së nuk e bëjnë atë burrë, teksa sipas saj nuk i kanë hije t’i vesh të njëjtat.
“Kush je ti me m’kallzu ti çka bëj në diskoteka? Ti je Drilon klloshari, ty zemër një setër e UÇK-së nuk të bën burrë. Ty s’të ka hije të veshësh atë, mendimet tua janë të prapambetura”, u shpreh ndër të tjera Xheneta.
Të dy banorët shkëmbyen fjalë të rënda, duke e përshkallëzuar situatën në një nivel degradues, gjersa ky debat u zhvillua shumë afër fytyrës, transmeton Klankosova.tv.
Madje, në një moment ishte Kevin ai që tentoi t’i largojë dyshen nga njëri-tjetri.
Për më shumë detaje nga ky konflikt, shiheni videon e plotë:
Nëntë shoferë të privuar nga liria për drejtim
Gjatë 24 orëve të fundit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria nëntë shoferë në territorin e gjithë vendit, për shkak
Platforma “Liria Ka Emër” që organizuan marshin i
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” e cila ka organizuar marshin e sotëm për liri, ka falendëruar të gjithë ata që
Zjarri pranë Belicës ende aktiv, mbi 60 persona
Zjarri në afërsi të fshatit Belicë në Komunën e Makedonski Brodit është ende aktiv. Ekipet e NP “Jasen” dhe ekipet